A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

KEDS Academy | Universiteti Publik i Prishtinës "Hasan Prishtina"

KEDS Academy is KEDS's foray into the effective solution of the problems that talented students have in Kosovo.

Universiteti Publik i Prishtinës "Hasan Prishtina"

06 Jan 2014

Përshkrimi i Universitetit:

Universiteti i Prishtinës është themeluar me Ligjin mbi Themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës, më 18 nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte ngjarje historike për popullin e Kosovës, si edhe për mbarë kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Tani Universiteti i Prishtinës i ka 17 fakultete, nga të cilat 14 janë fakultete akademike, ndërsa 3 janë fakultete të shkencave të aplikuara. Ndërkaq, me hyrjen në fuqi të Statutit të Universitetit, më 9 korrik 2004, të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve dhe të personelit të Fakultetit të Mësuesisë dhe të shkollave të larta pedagogjike u bartën në Fakultetin e Edukimit.

Universiteti i Prishtinës i ka këto njësi akademike:

1. Fakultetin Filozofik
2. Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore
3. Fakultetin e Filologjisë
4. Fakultetin Juridik
5. Fakultetin Ekonomik
6. Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës
7. Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
8. Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike
9. Fakultetin e Mjekësisë
10. Fakultetin e Arteve
11. Fakultetin e Bujqësisë
12. Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë
13. Fakultetin e Shkencave Sportive
14. Fakultetin e Edukimit
15. Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Mitrovicë, dhe
16. Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Detajet kontaktuese:

Universiteti i Prishtinës, Rektorati, Rr. "Nëna Terezë", p.n., 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Telefon: +381 38 244 183 /244 186
Fax: +381 38 244 187

URL: http://www.uni-pr.edu
E-mail: rektorati@uni-pr.edu

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Adresa: Bregu i Diellit, p.n., 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel.: +381(0)38 554 896 ext.102
Fax: +381(0)38 542 525
Mail: fiek@uni-pr.edu


Share article:

Facebook, Twitter


More


Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), është shoqëri aksionare me operim në tërë territorin e Kosovës. KEDS sh.a. ka ekskluzivitetin e furnizimit me energji elektrike dhe shpërndarjes së saj.

21 Jan 2014 Read full Article ¬

Qendra e të mësuarit gjatë gjithë jetës në Universitetin Boğaziçi

Qendra e të mësuarit gjatë gjithë jetës në Boğaziçi Universitetit (BULLC) është njësi në Universitetin Boğaziçi përgjegjëse për zhvillimin, drejtimin dhe koordinimin e programeve të trajnimit të hapura për të gjithë, e ndarë nga programet universitare të Universitetit. 

06 Jan 2014 Read full Article ¬

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës është institucion qeveritar, përgjegjëse për zhvillimin e hulumtimit shkencorë dhe sistemit të arsimit në Kosovë, si dhe për promovimin e inovacionit dhe zhvillimit teknologjik.

05 Jan 2014 Read full Article ¬
Top