A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

KEDS Academy | Programi i udhëheqësisë

KEDS Academy is KEDS's foray into the effective solution of the problems that talented students have in Kosovo.

Programi i udhëheqësisë

07 Jan 2014

1. Programi për zhvillimin e shkathtësive në Udhëheqje

Programi për zhvillimin e shkathtësive për udhëheqje do të jetë një mundësi për aftësimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës si Lider të ardhshëm në mënyrë që të mund të kontribuojnë në një Udhëheqje Moderne. Implementimi i këtij programi ka për synim aftësimin në aspektin e udhëheqjes dhe menaxhimit koorporativ. Pjesëmarrësve në këtë program do tu ofrohet mundësia për të mësuar për bazat e menaxhimit, përgjegjësinë sociale dhe edukimin për energjetikë, qasjen mjedisore si dhe për të kuptuar qartë rolin e ndërmjetësimit energjetik dhe ndikimin e tij në zhvillimin ekonomik të një vendi. Në mënyrë që të lehtësohen problemet e Udhëheqjes dhe të krijohet një udhëheqësi moderne është i nevojshëm integrimi ndërkurrikular i programit dhe shkëmbimi i përvojave ndërkombëtare. Programi për zhvillimin e shkathtësive për udhëheqje është ndikuar nga faktorët aktuar të rrethanave specifike.

Objektivat

  • Organizimi i programit për zhvillimin e shkathtësive për udhëheqje përfshinë Fakultetet nga Universiteti i Prishtinës, dhe është një program që do të kontribuojë në nevojat lokale dhe nacionale për përgatitjen e Liderëve të cilët synojnë një udhëheqje të suksesshme
  • Studentët do të kenë mundësi për ngritjen e njohurive dhe shkathtësive profesionale përmes pjesëmarrjes dhe zbatimit të projekteve me karakter njohës dhe hulumtues
  • Fakultetet dhe KEDS do të përkufizojnë qartë përfitimet që duhet të arrijnë përmes këtij programi
  • Do të zhvillohen objektiva të qarta sipas kurrikuluit kombëtar për kualifikime të caktuara, gjithçka do të monitorohet, vlerësohet dhe dokumentohet.
  • Kompania do të ndërmarrë të gjitha masat për kujdesin e shëndetit dhe sigurinë në punë dhe se të gjithë çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e studentëve rrespektohen gjatë aktiviteteve praktike.

Informata të përgjithshme për programin për zhvillimin e shkathtësive në Udhëheqje

  • Kohëzgjatja e programit të trajnimit: 1 vit
  • Mënyra e organizimit të programit: 34 ditë praktike praktikë dhe aftësim në kompani
  • Vendi ku do të implementohet programi: Drejtoria Qendrore Prishtinë, Universiteti i Prishtinës
  • Numri i studentëve: 20 studentë

2. Qëllimi

Programi për zhvillimin e shkathtësive për Udhëheqje ofron një mundësi unike për pjesëmarrësit dhe për Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS SH.A) për të vlerësuar nëse prirjet e studentëve dhe cilësitë personale të tyre përshtaten me mënyrën e veçantë të punës në KEDS. Cilësia e programit të trajnimit do të ofron mundësi për zhvillim profesional, avancimin e njohurive dhe shkathtësive të fituara në Universitet përmes zbatimit të projekteve konkrete.

Programi mbulon temat si:

  • Parimet themelore të kompanisë, energjetika roli dhe rëndësia për ekonominë
  • Menaxhimi dhe parimet bazë të udhëheqjes
  • Teknologjia dhe roli i zbatimit në proceset e punës
  • Konceptet kryesore për zhvillimin energjetik, menaxhimi mjedisor dhe globalizimi
  • Programet teknike me theks të veçantë në Lëmin e energjetikës
  • Detyra specifike dhe projekte që zhvillojnë aftësitë profesionale dhe personale, si individë dhe si pjesëtarë të ekipit.

Filozofia e kompanisë dhe historia e KEDS, u mundësojnë pjesëmarrësve të zbulojnë kulturën e kompanisë si dhe parimet e saj etike, siç janë pasqyruar në Kodin e Mirësjelljes së kompanisë si dhe në aktivitetet e përditshme.

3. Metodologjia

Gjatë periudhës një vjeçare, pjesëmarrësit përfshihen në kurse dinamike dhe interaktive që karakterizohen me diskutime të hapura, projekte dhe punë grupore, pasuar me ushtrime praktike gjatë të cilave mund të zbatohen konceptet e mësuara në Universitet. Natyra e programit ndihmon pjesëmarrësit të marrin përvojë unike të qëndrimit së bashku me kolegët e tyre duke zhvilluar përvoja të ndryshme gjatë punës së përbashkët. Prandaj, janë të domosdoshme fleksibiliteti dhe gatishmëria për të ndihmuar dhe përkrahur njëri tjetrin. Pjesëmarrja aktive gjatë gjithë programit është e detyrueshme dhe nevojitet angazhim individual dhe si pjesë e grupit. Pjesëmarrësit e përzgjedhur nga Fakultetet do të monitorohen dhe vlerësohen për rezultatet dhe të arriturat në vazhdimësi në fund të çdo periode apo cikli të trajnimit. Pjesë mjaftë e rëndësishme e këtij projekti është bartja e ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare përmes organizimit të ligjëratave nga Ekspert vendor dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrësit në të gjitha fazat e projektit do të Mentorohen përmes këshillimeve dhe mbështetjes profesionale nga Ekspert të fushave të ndryshme.

4. Informacione logjistike

Programi i trajnimit do të zgjat 6 muaj me një grup prej 20 studentësh. Në vitin e parë projekti duhet të përmbyllet deri në qershor të vitit 2014. Trajnimi me tema të përgjithshme do të jetë pjesë e diskutimit në përbërje të gjerë të grupit. Aplikimi i shkathtësive të fituara do të Implementohet në njësitë e kompanisë për të dëshmuar aftësi në fushën e Menaxhimit dhe fushën profesionale. Një formë e tillë e organizimit do të bëhet duke bartur përvojat e fituara gjatë programit të trajnimit si bazë për vlerësimin e performances në Menaxhimin dhe Udhëheqjen e projekteve konkrete.

 


Share article:

Facebook, Twitter


More


Programi teknik industrial

Programi për zbatimin e praktikës në ndërmarrje do të jetë një mundësi për aftësim dhe zhvillim gjithëpërfshirës për nxënës të shkollave të mesme profesionale të cilët janë duke ndjekur shkollimin formal niveli i dytë.

07 Jan 2014 Read full Article ¬
Top