A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

KEDS Academy | Programi teknik industrial

KEDS Academy is KEDS's foray into the effective solution of the problems that talented students have in Kosovo.

Programi teknik industrial

07 Jan 2014

1. Programi për Teknik Industrial

Programi për zbatimin e praktikës në ndërmarrje do të jetë një mundësi për aftësim dhe zhvillim gjithëpërfshirës për nxënës të shkollave të mesme profesionale të cilët janë duke ndjekur shkollimin formal niveli i dytë. Ky program do të jetë një mundësi e mirë për aftësim në KEDS në aspektin e praktikës profesionale. Pjesëmarrësve në këtë program u jepet mundësi për të mësuar për bazat e sistemit elektroenergjetik, përgjegjësinë sociale dhe edukimin për energjetikë, si dhe për të kuptuar qartë rolin e ndërmjetësimit energjetik dhe ndikimin e tij në zhvillimin ekonomik të një vendi.

Informata të përgjithshme për programin e praktikës

  • Kohëzgjatja e programit të trajnimit: 1 vit
  • Mënyra e organizimit të programit: 38 ditë praktikë dhe aftësim në kompani
  • Vendi ku do të implementohet programi: Njësitë e Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike
  • Numri i nxënësve: 30 nxënës

2. Qëllimi

Programi për zbatimin e praktikës në ndërmarrje ofron një mundësi unike për nxënësit dhe për Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS SH.A) për të vlerësuar nëse prirjet e nxënësve dhe cilësitë personale të tyre përshtaten me mënyrën e veçantë të punës në KEDS. Programi i praktikës në ndërmarrje do të ofron mundësi të zhvillimit profesional, avancimin e njohurive dhe shkathtësive të fituara në shkollë në një ambient real pune.

Programi mbulon temat si:

  • Parimet themelore të kompanisë, energjetika roli dhe rëndësia për ekonominë
  • Rregulloret dhe procedurat e kompanisë
  • Siguria në punë dhe ruajtja e mjedisit
  • Konceptet kryesore në zhvillimin energjetik, menaxhimi mjedisor dhe globalizimi
  • Hyrje në programet teknike me theks të veçantë në Lëmin e energjetikës
  • Detyra specifike dhe projekte që zhvillojnë aftësitë profesionale dhe personale, si individë dhe si pjesëtarë të ekipit.
  • Vlerësimi dhe Certifikimi i të arriturave të nxënësve.

Filozofia e kompanisë dhe historia e KEDS, u mundësojnë nxënësve të zbulojnë kulturën e kompanisë si dhe parimet e saj etike, siç janë pasqyruar në Kodin e Mirësjelljes së kompanisë si dhe zbatimi i tij në aktivitetet e përditshme.

3. Metodologjia

Gjatë periudhës së aftësimit, nxënësit do të përfshihen në kurse dinamike dhe interaktike që karakterizohen me diskutime të hapura, projekte dhe punë grupore, pasuar me ushtrime praktike gjatë të cilave mund të zbatohen konceptet e mësuara në shkollë. Natyra e programit ndihmon nxënësve të marrin përvojë unike të qëndrimit së bashku me kolegët e tyre duke zhvilluar përvoja të ndryshme gjatë punës së përbashkët. Prandaj, janë të domosdoshme fleksibiliteti dhe gatishmëria për të ndihmuar dhe përkrahur njëri tjetrin. Pjesëmarrja e plotë gjatë gjithë programit është e detyrueshme dhe nevojitet angazhim individual edhe si pjesë e grupit. Pjesëmarrësit e përzgjedhur nga shkollat profesionale do të monitorohen dhe vlerësohen për rezultatet dhe të arriturat me anë të vlerësimit formativ dhe sumativ në fund të çdo periode apo cikli të praktikës profesionale. Në përfundim të programit nxënësit do ti nënshtrohen një testi përfundimtar për të vlerësuar nivelin e kompetencës profesionale. Me rastin e përfundimit të programit nxënësve do tu ofrohet mundësia e stazhit të praktikantit si periudhë testuese në bazë të rregullores së kompanisë. Pjesë e programit do të jenë edhe 72 orë trajnimi të Ofruara nga Universiteti Bogazici nga Stambolli. Në përfundim të programit nxënësit do të pajisen me Certifikatë nga ky Univesitet me Program që ka njohje ndërkombëtare. Po ashtu pjesë e programit do të jenë edhe aktivitetet jashtëkurrikulare me karakter edukativ si: pjesëmarrja në panaire, vizita në kompani me karakter informues, organizimi i takimeve me nxënës dhe komunitetin e biznesit, aktualizimi i mësimeve të marra në praktikë, pjesëmarrja në gara të ndryshme me karakter garues, prezantimi i përvojave nga vende të ndryshme etj.

4. Informacione logjistike

Programi zgjat 6 muaj me një grup prej 30 nxënësve. Trajnimi për tema të përgjithshme do të organizohet në nivel të kompanisë. Aplikimi i shkathtësive praktike në Departamentet përkatëse do të bëhet në bazë të një plani dinamik të zhvilluar paraprakisht. Nxënësit e përzgjedhur nga KEDS si pjesë e këtij programi do të kenë mundësinë e përfitimit të përmbajtjeve të cilat do të ndihmojnë në përmbushjen e kompetencave që kërkohen nga kurrikula kombëtare në kuadër të profilit të njëjtë. Në përfundim të programit nxënësit më të suksesshëm do të kenë mundësi që të qëndrojnë për 10 – 15 ditë në një Institucion të Lemise së ngjashëm në Turqi.

 


Share article:

Facebook, Twitter


More


Programi i udhëheqësisë

Programi për zhvillimin e shkathtësive për Udhëheqje do të jetë një mundësi për aftësimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës si Lider të ardhshëm në mënyrë që të mund të kontribuojnë në një Udhëheqje Moderne. Implementimi i këtij programi ka për synim aftësimin në aspektin e Udhëheqjes dhe Menaxhimit koorporativ.

07 Jan 2014 Read full Article ¬
Top