A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

KEDS Academy | Informata rreth aplikimit

KEDS Academy is KEDS's foray into the effective solution of the problems that talented students have in Kosovo.

Informata rreth aplikimit

07 Oct 2014

Ku mund te aplikoni?

Formën e plotësuar dhe të skanuar të aplikimit, me një foto të bashkangjitur, duhet t’a dërgoni përmes emalit në apply@kedsacademy.com ose t’a dorëzoni në Zyrën Qendrore të KEDS në bulevardin Bill Klinton nr. 3 në Prishtinë.

Shkarko formen e aplikimit.

Kur mund te aplikoni?

Duke filluar nga data 6 – 17 tetor 2014 ju do të mund të aplikoni për të qenë pjesë e edicionit të dytë të Akademisë së KEDS.

Kush mund te aplikojë?

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës që janë duke ndjekur ligjëratat e vitit të fundit akademik drejtimi – Sistemet Energjetike/ si dhe nxënësit ne vitin e fundit te shkollave te mesme:

  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike drejtimi - Sistemet Energjetike
  • Shkolla e mesme teknike drejtimi Energjetike dhe/ ose Instalues Elektrike

Shkarko formen e aplikimit.

Pse te aplikoni?

Që të jeni pjesë e projektit dhe të ndihmoni në zhvillimin e juaj profesional.
Një mundesi më shumë në përfitimin e përvojave dhe ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare.
Mundësi për tu inkuadruar në tregun vendor dhe ndwrkombwtarw tw punws

Çka nevojitet për aplikim?

Pas përzgjedhjes për të marrë pjesë në intervistë studentwt duhet dorwzuar të dhënat shtesë të kërkuara, dëshmi dhe dokumente të nevojshme të kërkuara nga programi i KEDS Akademisë si: Indeksi, Certifikata e notave për vitin paraprak për shkollat e mesme, Certifikatë se nuk jeni nën hetime dhe/ ose dokumente shtesë sipas kërkesave të programit.

Shkarko formen e aplikimit.

Si mund te aplikoni?

Për të aplikuar, luteni të plotësoni formën e aplikimit të cilën do të mund t’a shkarkoni në uebfaqen e KEDS Akademisë www.kedsacademy.com.

Shkarko formen e aplikimit.

Pas aplikimit?

Të gjithë kandidatet të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuar nga programi do të vazhdojnë garën për të qenë pjesë e projektit. Për kandidatet që kanë përmbushur kriteret fillimisht do të organizohet një test i gjuhës angleze (datë 18 10 2014). Testi do të hartohet nga Profesorët e Universitetit Bogazici nga Turqia. Kandidatet të cilët do të tregojnë rezultatet pozitiv në testin e gjuhës angleze do të jenë pjesë e vlerësimit me një test të përgjithshëm dhe atë me datë 25 10 2014. Në bazë të rezultateve nga testi i përgjithshëm kandidatet do ti nënshtrohen intervistës me gojë dhe atë me datë 30 dhe 31 10 204. Komisioni Intervistues do të jetë në këtë përbërje: Përfaqësues nga Fakulteti Bogazici, Përfaqësues nga KEDS, Përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës, Ekspert bashkëpunëtor të jashtëm të KEDS nga Turqia dhe përfaqësues nga Shkollat. Pas fazës së Intervistimit kandidatet e suksesshëm do të konsiderohen pjesë e programit të KEDS Akademisë.


Share article:

Facebook, Twitter


More


Pyetjet më të shpeshta

KEDS Akademia është program i themeluar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike që ka për qëllim edukimin e mëtutjeshëm profesional të studentëve të bartësve të institucioneve të larta të arsimit në Kosovë dhe të shkollave teknike të mesme duke ofruar njohuri praktike dhe ekspertizë përmes trajnimit dhe internshipeve. Programi ka për qëllim zvogëlimin e numrit të papunësisë në Kosovë duke ofruar mundësi punësimi afatgjatë për pjesëmarrësit e programit.

07 Jan 2014 Read full Article ¬

Provoni KEDS Akademinë për ndryshim

Si KEDS besojmë që burimi jonë i energjisë janë njerëzit dhe dëshirojmë të elektrizojmë tutje një pjesë të madhe të burimit tonë, rinine energjetike Evropiane të Kosovës – ëndërruesit e së sotmes dhe elektrizuesit e së ardhmes.

07 Jan 2014 Read full Article ¬
Top