A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

KEDS Academy | Provoni KEDS Akademinë për ndryshim

KEDS Academy is KEDS's foray into the effective solution of the problems that talented students have in Kosovo.

Provoni KEDS Akademinë për ndryshim

07 Jan 2014

Kur për herë të parë vizituam Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, që njëkohësisht përfaqësonte pikënisjen e Akademisë sonë, u mirëpritëm nga pro dekanja e këtij Fakulteti, Prof. Mimoza Ibrani. Gjatë bisedës sonë mësuam që programi për studentë, i ofruar nga ky Fakultet është i reformuar, ka një planprogrogram të azhuruar dhe që profesorët janë kompetent në fushat që përfaqësojnë. Sidoqoftë, dy degë të këtij Fakulteti kanë numër të vogël të studentëve dhe numër të madhë të atyre që ndërprejnë studimet.

Studentët jo gjithmonë ndërprejnë studimet por shpesh zgjedhin të vazhdojnë studimet në fusha tjera. Gjatë bisedës me po këta studentë të këtyre dy degëve të Fakultetit, u informuam që studentët nuk largohen për shkak të humbjes së interesimit për të studiuar në këtë fushë, por për shkak të mungesës së mundësive të punësimit.

Në KEDS i konsiderojmë heronj ata që vazhdojnë të ndjekin ëndrrën e tyre. Ata vazhduan studimet edhe pse pas përfundimit nuk kishte të ardhme të ndritur. Për dallim, ata vendosën të shohin se si është në jetën e përditshme, të shohin makineritë për të cilat bisedojnë dhe mësojnë në Fakultetin e tyre, të bisedojnë dhe shkëmbejnë informata me student tjerë dhe me botën akademike nga Turqia. Në këtë mënyrë edhe ne u inspiruam për të bërë ndryshime dhe në KEDS filluam të besojmë që ky program do të fuqizojë aftësitë e tyre për t’u ballafaquar me sektorin e energjisë dhe të jenë aty duke punuar me zell për një të ardhme të suksesshme. Për më shumë, jemi të sigurtë që rezultatet do të jenë mahnitëse dhe që shumë do të buzëqeshin pas përfundimit.

Bashkë me Qendrën për mësim gjatë gjithë jetës të Universitetit Bogazici dhe partnerët tjerë lokal, Universitetin Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, ne kemi zhvilluar një program bazuar në nevojat e studentëve të Universitetit dhe shkollave të mesme teknike. Programi do të ofrojë trajnime dhe mundësi unike për t’u bërë aktiv në fushë, internship dhe përfundimisht punësim të përkohshëm dhe / ose permanent në Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike.

Filluam këtë program pas pranimit të konfirmimit nga menaxhmenti i lartë i kompanisë dhe fillimisht pranuam ndihmë të madhe nga Universiteti Bogazici. Pas disejnimit të programit dhe të planprogramit, filluam me procedurën e aplikimit të cilën e tejkaluam pa vëshitrësi të mëdha. Pas përzgjedhjes jemi të përkushtuar të takojmë çdo pjesëmarrës individualisht, të përmirësojmë programin tonë duke plotësuar nevojat dhe kërkesat e secilit pjesëmarrës dhe duke shëndrruar këtë program në njërën prej tregimeve më të suksesshme në Kosovë.

Si KEDS besojmë që burimi jonë i energjisë janë njerëzit dhe dëshirojmë të elektrizojmë tutje një pjesë të madhe të burimit tonë, rinine energjetike Evropiane të Kosovës – ëndërruesit e së sotmes dhe elektrizuesit e së ardhmes.


Share article:

Facebook, Twitter


More


Pyetjet më të shpeshta

KEDS Akademia është program i themeluar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike që ka për qëllim edukimin e mëtutjeshëm profesional të studentëve të bartësve të institucioneve të larta të arsimit në Kosovë dhe të shkollave teknike të mesme duke ofruar njohuri praktike dhe ekspertizë përmes trajnimit dhe internshipeve. Programi ka për qëllim zvogëlimin e numrit të papunësisë në Kosovë duke ofruar mundësi punësimi afatgjatë për pjesëmarrësit e programit.

07 Jan 2014 Read full Article ¬

Informata rreth aplikimit

Luteni të lexoni informatat më poshtë për detaje rreth procedurave të aplikimit dhe testimit për të qenë pjesë e edicionit të dytë të Akademisë së KEDS.

07 Oct 2014 Read full Article ¬
Top