A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

KEDS Academy | Pyetjet më të shpeshta

KEDS Academy is KEDS's foray into the effective solution of the problems that talented students have in Kosovo.

Pyetjet më të shpeshta

07 Jan 2014

1. Çka është akademia?

KEDS Akademia është program i themeluar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike që ka për qëllim edukimin e mëtutjeshëm profesional të studentëve të bartësve të institucioneve të larta të arsimit në Kosovë dhe të shkollave teknike të mesme duke ofruar njohuri praktike dhe ekspertizë përmes trajnimit dhe internshipeve. Programi ka për qëllim zvogëlimin e numrit të papunësisë në Kosovë duke ofruar mundësi punësimi afatgjatë për pjesëmarrësit e programit.

2. Kush mund të merrë pjesë në programet e KEDS Akademisë?

Momentalisht, procedura e aplikimit është e hapur për studentë senior të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike të Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe për student të shkollave të mesme teknike të akredituara në Republikën e Kosovës.

3. Kush janë partnerët në projekt?

KEDS Akademia është pjesë e Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS). Para fillimit të programit KEDS ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Universitetin Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës. Marrëveje e vazhdueshme e bashkëpunimit është nënshkruar edhe me Univeristetin Bogazici në Turqi me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe ekspertizës akademike ndërmjet dy vendeve.

4. Çfarë programed he trajnime ofron Akademia?

Programi i trajnimit dhe planprogrami i Akademisë është i ndarë në dy – programi që synon nxënësit e shkollave të mesme dhe KEDS Programi i Udhëheqësisë, që synon student të universitetit. Programet kanë për qëllim ofrimin e njohurive praktike dhe aftësive të udhëheqësisë me qëllim të përgatitjes së studentëve për tregun e punës dhe për punësim të mëtutjeshëm në KEDS. Për informata më të hollësishme lutein të shikoni faqën tonë për programe në uebfaqe.

5. Sa është numri i studentëve që marrin pjesë gjatë një viti?

Më 2014, Akademia do të pranojë numrin e përgjithshëm prej 50 studentëve (20 studentë nga Universiteti Publik i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe pjesa tjetër prej 30 studentëve nga shkollat e mesme teknike në Republikën e Kosovës).

6. Kush ligjëron në KEDS Akademinë?

Kuadro profesionale të kualifikuara dhe ekspertë nga Kompania Kosovare e Distribuimit dhe Furnizimit me Energji Elektrike do të ligjërojnë në programet e trajnimit të Akademisë. Për më shumë, stafi akademik nga Qendra e të mësuarit gjatë gjithë jetës e Universitetit Bogazici në Turqi do të ligjërojnë përmes metodave elektronike dhe përmes vizitave.

7. A ka pjesë të internshipeve në program?

Pas përfundimit të programit të trajnimit, studentët janë të obliguar të marrin pjesë në internship programin e Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike. Internshipet vlerësohen dhe zhvillohen në parim me kornizën ligjore në Kosovë. KEDS do të ofrojë kontrata të përkohshme të punësimit për student që përmbushin kriteret dhe që kanë marrë pjesë në të gjitha kurset. Kontratat e përkohshme mund të zëvendësohen me kontrata permanente të punësimit në KEDS.

8. Ku do të mbahen ligjëratat?

Fillimisht, ligjëratat do të mbahen në Hotelin Sirius në Prishtinë, deri në përcaktimin e vendit të mbajtjes së ligjëratave mbrenda objektit të KEDS. Orari i detajizuar i ligjëratave dhe trajnimeve do tu dërohet pjesëmarrësve para fillimit të programit. Edicioni i parë i programit do të fillojë në Shkurt 2014.

9. Cila është shuma e pjesëmarrjes?

Në Akademi nuk do të aplikohen shuma të pjesëmarrjes për pjesëmarrës. Programi është pa pagesë dhe është i hapur për grupet e synuara të lartëshënuara.

10. Cilat janë aktivitetet ekstra-kurrikulare të programit?

Akademia do të ofrojë aktivitete jashtë planprogramit të përcaktuara për pjesëmarrës (kulturore, shoqërore, filantropike etj.). Për më shumë, do të organizohen vizita speciale tek ndërmarrjet Calik dhe Limak në Turqi si dhe tek Qendra e të mësuarit gjatë gjithë jetës e Universitetit Bogazici për pjesëmarrësit më të mirë për të promovuar tutje shkëmbimin profesional dhe akademik ndërmjet pjesëmarrësve dhe institucioneve përkatëse.

11. A do të pranojnë pjesëmarrësit certifikatë pas përfundimit të programit?

Të gjithë pjesëmarrësit do të pranojnë certifikatë pas përfundimit të programit të trajnimit dhe internshipit. Për më shumë, studentët senior të Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të pranojnë 12 ECTS kredi sipas rregullave të Universitetit pas përfundimit të programit të internshipit dhe tezës së diplomimit në bashkëpunim me ekspertë nga KEDS dhe partnerë tjerë të projektit.


Share article:

Facebook, Twitter


More


Informata rreth aplikimit

Luteni të lexoni informatat më poshtë për detaje rreth procedurave të aplikimit dhe testimit për të qenë pjesë e edicionit të dytë të Akademisë së KEDS.

07 Oct 2014 Read full Article ¬

Provoni KEDS Akademinë për ndryshim

Si KEDS besojmë që burimi jonë i energjisë janë njerëzit dhe dëshirojmë të elektrizojmë tutje një pjesë të madhe të burimit tonë, rinine energjetike Evropiane të Kosovës – ëndërruesit e së sotmes dhe elektrizuesit e së ardhmes.

07 Jan 2014 Read full Article ¬
Top