KEDS Academy is KEDS's foray into the effective solution of the problems that talented students have in Kosovo.

KEDS nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi

07 Jan 2014

KEDS nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës dhe Universitetin Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Marrëveshjet e mirëkuptimit definojnë përgjegjësite dhe kushtet e të gjitha palëve të përfshira në zhvillimin e projektit.

KEDS beson që inputi i dy institucioneve është i rëndësisë së veçantë për zhvillim të mëtutjeshëm të programit. Me marrëveshjen e nënshkruar, KEDS Akademia do të vazhdojë me përzgjedhjen e pjesëmarrësve të programit që do të marrin pjesë në Akademi përgjatë vitit.

Partnerët e projektit do të monitorojnë, vlerësojnë dhe bashkë-implementojnë projektin me qëllim që rezultatet e parapara të projektit të arrihen.


Share article:

Facebook, Twitter


More


Bëhet përzgjedhja e 50 pjesëmarrësve

KEDS Akademia dhe partnerët e projektit kanë përzgjedhur 50 pjesëmarrësit e parë për gjeneratën e parë të Akademisë në Kosovës. Në përgjithësi, 20 studentë nga Universiteti Publik i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe një numër shtesë prej 30 studentëve nga shkollat e mesme teknike janë përzgjedhur dhe do të marrin pjesë në program përgjatë një viti.

07 Jan 2014 Read full Article ¬

KEDS Akademia III filloi intershipin

 

Studentët e gjeneratës së tretë të KEDS Akademisë kanë filluar intershipin nëpër departamente të ndryshme të KEDS-it. Përvoja që po marrin, i ka bërë ata të mësojnë jashtëzakonisht shumë për profesionin e tyre. Lexoni se si studentja e gjeneratës së dytë tashmë po i ndihmon profesionalisht ata të gjeneratës së tretë.

 

01 Sep 2016 Read full Article ¬

Studentët e KEDS Academy drejt eksperiencave të reja

Grupi i KEDS Academy IV në ligjëratat e dyta me radhë punën e vazhduan me stafin e KEDS-it.

Vikendi i mesit të janarit ka qenë dita kur KEDS Academy 4 vazhdoi me mësime teorike.

Sipas programit studentët u aftësuan për mënyrën e operimit të KEDS-it në sistemin elektro-energjetik të Kosovës dhe trajtimit të konsumatorëve.

24 Jan 2017 Read full Article ¬

Informata rreth aplikimit

01  nëntor, 2017

 
Kur mund të aplikoni?

Duke filluar nga data 6 – 24 nëntor, 2017

 
Ku mund të aplikoni?

Në Zyrën Qendrore të KEDS, Bulevardi Bill Clinton nr. 5 në Prishtinë, ose në e-mail adresën apply@kedsacademy.com

01 Nov 2017 Read full Article ¬

U përzgjodhën pjesëtarët e KEDS Akademisë III

Pjesë e KEDS Akademisë III janë 15 studentë nga Fakulteti Teknik dhe Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe 23 nxënës nga shkollat e mesme teknike të drejtimit të elektros anëkend Kosovës

04 Dec 2015 Read full Article ¬

Informata rreth aplikimit

06 Nov 2015 Read full Article ¬

KEDS Akademia nxiti studentët për inovacione

Paralelisht me grupin e studentëve, janë mbajtur edhe ligjërimet në aspektin teknik për nxënësit.

26 Feb 2014 Read full Article ¬

Vizita e Lole, inkurajon studentët

 

Këshilltarja e projektit të KEDS Academy, Aylin Lole, u bëri një vizitë spontane studentëve të gjeneratave të ndryshme të akademisë në vendin e tyre të punës në Ndërtesën Qendrore të KEDS-it. 

18 Oct 2016 Read full Article ¬

Studentët e KEDS Academy kalojnë një vikend dinamik në Bogë

Studentët e KEDS Academy  IV vikendin e 25-26 shkurtit  kësaj radhe destinacion e patën Bogën, që është ndër top destinacionet kosovare për turizëm dimëror.

Ky udhëtim i organizuar nga KEDS-i, u mundësoi studentëve të qëndrojnë më gjatë afër njëri- tjetrit dhe të njihen më shumë mes vete.

01 Mar 2017 Read full Article ¬

KEDS pjesëmarrës në Panairin e Punës dhe të Karrierës

Në Universitetin “Haxhi Zeka”, në Pejë më  08.06.2016 u mbajt Panairi i Punës dhe i Karrierës, që organizohet për herë të dytë dhe ka për qëllim mbledhjen e bizneseve, institucioneve apo organizatave që kanë kapacitete më të mëdha të punësimit.

21 Jun 2016 Read full Article ¬

Unë dhe KEDS-i

Grupi Atomi

 Ne të dy nuk njiheshim, në fakt, unë kisha dëgjuar për të, por jo që kisha shumë të dhëna.  Ai ishte gjithmonë i fshehur duke bërë të mira për mua. Më sillte dritë, falë tij përgatisja ushqim, ngrohte shtëpinë time dhe shumë e shumë gjëra esenciale. Dora e tij e padukshme fshihej pas çdo aktiviteti të përditshmërisë sime.

09 Mar 2017 Read full Article ¬

Ligjërata në fushën e menaxhimit të projekteve dhe mjedis, shëndetësi dhe siguri

Më 15 dhe 16 Shkurt 2014 janë mbajtur ligjërata ën fushën e menaxhimit të projekteve dhe mjedis, shëndetësi dhe siguri

20 Feb 2014 Read full Article ¬

Studentët festojnë përmbylljen e pjesës teorike të programit të KEDS Akademisë

Nga ligjëratat disamujore studentët e KEDS Akademisë kanë dalë më të përgatitur dhe më sfidues për tregun e punës. Profesorët janë të befasuar për të mirë nga niveli i lartë i njohurive të tyre

 

25 Apr 2016 Read full Article ¬

KEDS Akademia familjarizohet me transmisionin

Studentët gjatë ligjëratës së fundit për vitin 2014 kanë mësuar se si operon në praktikë sistemi i transmisionit të energjisë elektrike

26 Dec 2014 Read full Article ¬

Gjenerata e dytë e Akademisë së KEDS-it nisi ligjëratat e para

Pjesëmarrësit e gjeneratës së dytë të Akademisë së KEDS-it kanë qenë mjaft të entuziazmuar gjatë mbajtjes së ligjëratave të para. Për ta akademia është zgjerim i njohurive dhe ndihmesë e madhe për zhvillim më të lehtë dhe më të suksesshëm të profesionit të tyre

13 Nov 2014 Read full Article ¬

Mësuan për menaxhmentin strategjik

Akademia e KEDS-it është fokusuar në javën e dytë të janarit në menaxhmentin strategjik. Por, në mes të ligjëratave studentëve më të mirë u janë ndarë dhurata, të cilët i kanë motivuar për punë të mëtutjeshme

16 Jan 2015 Read full Article ¬

Përgatiten për sfidat ambientale

Të shtunën më 28 mars dhe të dielën më 1 mars, pjesëmarrësit e edicionit të dytë të KEDS Akademisë morën njohuri nga ambienti, siguria, menaxhimi e motivimi nga profesorët e njohur të Universitetit Bogazici.

04 Mar 2015 Read full Article ¬

KEDS Akademia avancohet me përvoja të reja në Turqi

Dhjetë studentët më të mirë të KEDS Akademisë kanë avancuar njohuritë praktike dhe teorike në universitetin Bogazici të Turqisë dhe në selitë e kompanive Çalik dhe Limak. Në kompaninë e distribuimit Yedas në qytetin Samsun studentët mësuan të arriturat më të reja të kësaj industrie.Këtë vizitë të studentëve e përcollën edhe menaxhmenti i KEDS-it dhe KESCO-s si dhe gazetarë eminentë kosovarë.

08 Sep 2015 Read full Article ¬

Nxënësit zhvillojnë praktikën të ndarë në grupe

Nxënësit e KEDS Akademisë, të ndarë në grupe nga 6 pjesëtarë gjatë javës së fundit janë angazhuar vazhdimisht në terren.

24 Mar 2014 Read full Article ¬

Akademia e KEDS pranon katër Çmimet Stevie në Paris

Zyrtarët e KEDS dhe bashkëpunëtorët kanë pranuar katër Çmimet Stevie në ceremoninë zyrtare të organizuar në Paris, Francë.

11 Oct 2014 Read full Article ¬

Unë Dhe KEDS-i

 Grupi Elektroni

Shkrime nga ditari im

 

Mëngjes. Rrezet e diellit depërtonin në dhomë në këtë ditë të ftohtë dimri, si për të më sinjalizuar për një fillim të mbarë. Si për çudi, këtë mëngjes u zgjova para alarmit. Sot, më priste dita e parë në KEDS Academy.

 

08 Mar 2017 Read full Article ¬

Akademia e KEDS vazhdon me ligjërata

Trajnerët e punësuar në KEDS ligjëruan mbi menaxhimin strategjik dhe sigurinë në elektrikë

19 Feb 2014 Read full Article ¬

Studentët e KEDS Academy përgatiten për mbrojtjen e mjedisit

Në ligjëratat e 18-19 marsit të KEDS Academy mësimet u fokusuan në historinë e energjetikës dhe u ofruan njohuri për mbrojtjen e mjedisit. Ligjërues edhe kësaj radhe ishin profesorët nga Universiteti Boğaziçi nga Turqia.  

22 Mar 2017 Read full Article ¬

Informata rreth aplikimit

07 Nov 2016 Read full Article ¬

Përvoja në KEDS Academy, shtytje dhe motivim për studimet pasuniversitare

Disa studentë të KEDS Acadamy kanë fituar të drejtën për shkollim pasuniversitar. Këtë ua ka bërë të mundur marrëveshja mes Universitetit të Prishtinës me disa nga universitetet evropiane. Një ndihmesë për ta ka qenë edhe përvoja që kanë pasur në KEDS Academy.

Për këtë flasin vetë studentët

19 Jan 2017 Read full Article ¬

KEDS Akademia III nisi me testimin e kandidatëve

24 Nov 2015 Read full Article ¬

Diplomimi i gjeneratës së tretë të KEDS Academy

Pas edukimit teorik dhe praktik 1 vjeçar, tregut të punës iu shtuan edhe dhjetëra të rinj e të reja kosovare. të cilëve u janë ofruar njohuritë më të avancuara për çështjet energjetike dhe të menaxhimit.

Dhjetëra studentë e nxënës kosovarë më 14 nëntor  janë pajisur me certifikata të njohura ndërkombëtarisht. 

15 Nov 2016 Read full Article ¬

Studentët zgjeruan njohuritë profesionale në Stamboll të Turqisë

Një grup studentësh të përzgjedhur të KEDS Academy të gjeneratës së tretë, së fundmi vizituan qytetin e Stambollit, për të zgjeruar më tej njohuritë e tyre teorike dhe praktike.

29 Nov 2016 Read full Article ¬

Studentët familjarizohen me stabilimentet elektroenergjetike

Studentët e KEDS Akademisë tashmë po familjarizohen me pajisjet elektroenergjetike të rrjetit distributiv. Ata janë shpërndarë në grupe dhe po vizitojnë dhe shohin demonstrimin praktik të stabilimenteve anëkend Kosovës.

31 Mar 2014 Read full Article ¬

Unë dhe KEDS-i

Grupi Tigri

  Gjendemi në Bogë, jemi ndarë në grupe dhe po luajmë, situata sa vjen dhe po bëhet më sfiduese, gara është e nxehtë, as vetë nuk e kemi menduar që do ta marrim aq afër zemrës një fitore, por për çfarë ne me të vërtetë jemi këtu? Për çfarë po luftojmë aq shumë?

08 Mar 2017 Read full Article ¬

KEDS Akademia orientohet te energjia e ripërtërishme

Paralel me mësimet teorike, KEDS Akademia është duke vazhduar edhe praktikën. Tri ditë në javë studentët dhe nxënësit paraqiten në objektin e Elektrokosovës njëjtë si punëtorët tjerë të KEDS.

01 Apr 2014 Read full Article ¬

Akademia e KEDS-it fokusohet në energjinë e ripërtëritshme

Ligjëratat e radhës, të shtunën, më 18 dhe të dielën me 19 prill, i filluan me përsëritje për mësimet e mëparshme, kurse në pjesën e dytë mësuan gjithçka që ka të bëjë me energjinë e ripërtërishme dhe atë solare.

24 Apr 2015 Read full Article ¬

Studentët u fokusuan në menaxhimin financiar, kurse nxënësit vazhdojnë me sigurinë në punë

Para grupit të studentëve  profesor  Fatih Yilmaz në ligjëratën e  20 - 21 shkurtit  mbajti trajnimet për rolin e  manxhimit financiar, pasqyrave financiare , menaxhimit dhe kontabilitetit

24 Feb 2016 Read full Article ¬

Nxënësit e KEDS Akademisë mësojnë për pajisjet elektrike

Nxënësit kanë vazhduar krahas ligjëratave edhe praktikën në bazë të planit dhe dinamikës së paraparë.

10 Apr 2014 Read full Article ¬

KEDS nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me MASHT

KEDS vazhdon mbështetjen e të rinjve kosovarë në edukimin dhe përgatitjen e tyre profesionale, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit nga Drejtori Ekzekutiv i KEDS-it, z. George Karagutoff dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami. 

07 Jun 2016 Read full Article ¬

KEDS Akademia ofroi njohuri për Tregun energjetik

Profesori Kumbaroglu ka improvizuar një situatë reale të tregtimit të energjisë në mes të gjeneruesve të energjisë elektrike dhe blerësve të saj. Ata e kanë kuptuar se sa e vështirë është të prodhohet energjia elektrike dhe sa i vështirë është valorizimi i saj në treg.

17 Mar 2014 Read full Article ¬

Akademia e KEDS - shembull për shkollat evropiane

Akademia e KEDS, projekti i KEDS dhe kompanive Çalik Limak në fushën e përgjegjësisë shoqërore në Kosovë, prezantohet si projekt shembull në Konferencën e 12-të të Universiteteve Evropiane

21 Jan 2015 Read full Article ¬

KEDS Akademia në vlugun e punës

Në vikendin e 19 dhe 20 marsit kandidatët e KEDS Akademisë punën e vazhduan me përsëritjen e lëndëve mësimore të mëhershme   dhe zhvillimin e temave të reja.  

25 Mar 2016 Read full Article ¬

Studentët e KEDS Academy vlerësojnë interaktivitetin

Në ligjëratën e tretë, studentët e KEDS Academy 4 kanë mësuar për sjelljen ndaj konsumatorëve dhe për funksionimin e njehsorëve elektrik. Pos njohurive të reja, pjesëtarët e akademisë po e vlerësojnë shumë socializimin dhe interaktivitetin që po e hasin aty.

27 Jan 2017 Read full Article ¬

Profesorët nga Bogazici nisën ligjëratat para pjesëmarrësve të KEDS Akademisë

Vikendin e 17-18 janarit pjesëmarrësit e KEDS Akademisë patën ligjërues profesorët nga Universiteti i njohur Bogazici nga Turqia. Ligjërues ishin Prof.Dr.Mahmut Eksioglu dhe Profesor Dr. Birgul Kutlu Bayraktar, të cilët edhe vjet kanë ligjëruar për gjeneratën e parë të KEDS Akademisë.

21 Jan 2015 Read full Article ¬

KEDS Akademia prek investimet në terren

Studentët e KEDS Akademisë kanë parë për së afërmi investimet e bëra nga KEDS-i dhe intervenimet në identifikimin dhe sanimin e prishjeve në kabllot nëntokësore. Përvoja ka qenë e jashtëzakonshme për ta. 

08 Jun 2016 Read full Article ¬

Krahas mësimeve teorike, studentët nisin orët për përvojën praktike

Studentët e KEDS Academy kanë filluar edhe me mbajtjen e orëve praktike të shpërndarë në departamente të ndryshme të KEDS-it, të shtrirë në të gjitha distriktet. Ata kanë filluar nga leximi dhe montimi i njehsorëve, asistenca në shkyçje dhe rikyçje, e deri te mbrojtja rele dhe kontrollimi i humbjeve. Kjo i ka bërë të jenë shumë më të përgatitur për të ardhmen në profesionin e tyre dhe tregun e punës. 

05 May 2017 Read full Article ¬

Fillon aplikimi për edicionin e dytë të Akademisë së KEDS

Akademia e KEDS, e vlerësuar së fundmi me 4 çmime ndërkombëtare të Stevie Awards, ka hapë dyert për studentë të gjeneratës së dytë. Akademia e KEDS përfaqëson iniciativë të KEDS për zgjidhje të problemeve që studentët e talentuar kanë në Kosovë dhe ofron programe të trajnimit dhe punësimit për të rinjtë pjesëmarrës.

07 Oct 2014 Read full Article ¬

KEDS shpërndau 50 tabletë për studentët e akademisë

Shpërndarja e tabletave është bërë së bashku me shpërndarjen e certifikatave të njohura ndërkombëtarisht me rastin e diplomimit të gjeneratës së parë të KEDS Akademisë, të mbajtur të mërkurën, me 25 qershor në hotelin Emerald.

02 Jul 2014 Read full Article ¬

Ceremonia e Certifikimit të studentëve, 14 tetor 2015

Njoftojmë se më datën 14 tetor 2015 mbahet Ceremonia e Certifikimit të studentëve dhe nxënësve të gjeneratës së dytë të Akademisë së KEDS. Me rastin e diplomimit për të gjithë pjesëmarrësit në këtë program do të bëhet dorëzimi i certifikatave të njohura ndërkombëtarisht nga Universiteti Bogaziçi dhe Pearson. Si pjesë e programit në KEDS Akademisë, Studentët dhe nxënësit po ashtu do të pajisen edhe me certifikata nga kompania KEDS.

09 Oct 2015 Read full Article ¬

Nisin mësimet e para për gjeneratën e tretë të Akademisë së KEDS-it

Më 19 dhe 20 dhjetor të përzgjedhurit e gjeneratës së tretë të KEDS Akademisë u ulën në bankat e KEDS-it për të nisur një shkollë të re.  

13 Jan 2016 Read full Article ¬

Studentët forcuan njohuritë e tyre në Bogë përmes relaksimit

Bora shtonte intensitetin e saj të mëngjesin e të shtunës së mesit të shkurtit, teksa autobusi me 45 studentët e gjeneratës së tretë të KEDS Akademisë i ofrohej Bogës së Rugovës.

18 Feb 2016 Read full Article ¬

KEDS fitoi çmim prestigjioz në Amerikë

 

KEDS ka fituar gjatë kësaj jave një çmim mjaft prestigjioz në Amerikë. Në kategorinë e Shpërblimit Social Good, KEDS-it në National Press Club në Washington D.C., i është ndarë çmimi “Honorable Mention” nga PR News, në një konkurrencë prej qindra kompanive nga mbarë bota.

 

21 Mar 2016 Read full Article ¬

Studentët aftësohen praktikisht për tregtim, kalibrim dhe matje të energjisë

Studentët e KEDS Akademisë në javët e fundit kanë vazhduar intesivisht mësimet. Përvoja praktike nga montimi i njehsorëve e deri te tregtimi i energjisë, i ka bërë ata të jenë shumë më të përgatitur për tregun e punës.  

07 Jun 2016 Read full Article ¬

Suksesi në KEDS Academy më dërgoi në një sukses tjetër

Gjithmonë dedikimi dhe fati të sjellin suksesin. Kështu më ndodhi mua kur u bëra pjesë e KEDS Academy.

20 Jan 2017 Read full Article ¬

Akademia e KEDS fiton katër cmimet më prestigjioze ndërkombëtare

Akademia e KEDS, program i themeluar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KEDS, ka fituar katër çmime të ndryshme nga Stevie Awards, udhëheqës në fushën e çmimeve të biznesit në botë.

18 Aug 2014 Read full Article ¬

Duke u transformuar e synuar përsosmërinë, duhet të ndërrojmë edhe kualitetin e jetës dhe të mendimit tonë

Në ligjëratën e radhës më 2 dhe 3 prill, Profesor Bilgin Metin vazhdon të shpjegojë para nxënësve  për sigurinë e energjisë elektrike, rrjetin e ri të mirë, “të mençur”, (“smart”), për  generimin e energjisë,  sistemin inteligjent të rrjetit, për ruajtjen e energjisë elektrike, si dhe për kujdesin dhe krijimin e raportit të mirë me konsumatorët.

05 Apr 2016 Read full Article ¬

Pjesëmarrësit e Akademisë pajisen me njohuri të reja e tema të ndryshme

Vikendin e 16 dhe 17 janarit u zhvilluan tema të ndryshme dhe mjaft interesante për pjesëmarrësit e gjeneratës së tretë të KEDS Akademisë.  

 

26 Jan 2016 Read full Article ¬

Bashkëpunimi ndërmjet nxënësve rrit efikasitetin në Akademinë e KEDS-it

Nxënësit e Akademisë së KEDS-it gjatë vikendit të fundit kanë përfituar njohuri në lidhje me sigurinë elektrike dhe komunikimin me konsumatorë. Ata gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar njëri-tjetrin po përgatiten për tregun energjetik

12 Dec 2014 Read full Article ¬

Mësimet përqendrohen në sigurinë në punë dhe llojet e energjisë elektrike

Pas përfundimit të pjesës së parë të programit, ku trajnerë ishin stafi i KEDS-it, në pjesën e  dytë do të ligjërojnë profesorët nga Universiteti Bogaziçi i Stambollit

09 Feb 2016 Read full Article ¬

U përzgjodhën 50 pjesëtarët e KEDS Academy IV

KEDS Academy IV ka marrë formën përfundimtare. Tashmë janë përzgjedhur të 50 pjesëtarët e saj. Janë 30 studentë nga shkollat e mesme teknike prej komunave të ndryshme të Kosovës dhe 20 studentë të Universitetit të Prishtinës, 18 prej tyre vijnë nga Fakulteti Teknik, drejtimi i Inxhinierisë Elektrike dhe dy nga Fakulteti Juridik. 

08 Dec 2016 Read full Article ¬

Lista e studentëve që kanë kaluar testin e gjuhës angleze

Ne linkun me larte mund te gjeni listen e studenteve qe kane kaluar testin e gjuhes angleze. 

22 Oct 2014 Read full Article ¬

Studentët e KEDS Akademisë përkrah stafit të KEDS-it zhvillojnë mësimet praktike

Pjesëmarrësit e gjeneratës së tretë të KEDS Akademisë sipas plan-programit, pas përmbylljes me sukses të pjesës teorike, janë  duke mbajtur punën  praktike. 

26 May 2016 Read full Article ¬

Nisin punën praktike pjesëmarrësit e KEDS Akademisë

Pjesa e studentëve janë duke punuar kryesisht në Rrjet, në Shërbimin e Analizave dhe Performancës, Bilanc Energjetik dhe Tarifa, Operim, Burime Njerëzore, etj.

18 Aug 2014 Read full Article ¬

Ministri Nikaj viziton Akademinë e KEDS

Të gjithë pjesëmarrësit, gjatë ligjëratave të rregullta të vikendit në Akademi u befasuan nga vizita e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, z. Bernard Nikaj.

23 Apr 2014 Read full Article ¬

Përmbyllen ligjëratat në KEDS Akademi

Gjatë tre muajve KEDS Akademia i ka përgatitur 50 pjesëtarët e saj në aspektin teorik dhe praktik për secilën lëmi që ka të bëjë me energjetikën.

05 May 2014 Read full Article ¬

KEDS Akademia prek investimet në terren

Studentët e KEDS Akademisë kanë parë për së afërmi investimet e bëra nga KEDS-i dhe intervenimet në identifikimin dhe sanimin e prishjeve në kabllot nëntokësore. Përvoja ka qenë e jashtëzakonshme për ta. 

08 Jun 2016 Read full Article ¬

Pervojat e Akademise se KEDS ne Turqi

Sapo kemi publikuar videon tone te re ne Youtube. Kjo video i tregon me se miri pervojat tona te mrekullueshme gjate vizites ne Turqi.

09 Sep 2015 Read full Article ¬

Fillon zyrtarisht edicioni i dytë i Akademisë së KEDS

Këtë fundjavë, 50 pjesëmarrësit e përzgjedhur do të fillojnë zyrtarisht programin e edicionit të dytë të Akademisë së KEDS, fituese e 4 cmimeve prestigjioze ndërkombëtare në fushën e përgjegjësisë shoqërore. Studentët e përzgjedhur janë më të suksesshmit në mesin ne qindra aplikantëve.

07 Nov 2014 Read full Article ¬

Akademia e KEDS-it përgatitë menaxherët e së ardhmes

Profesorët nga Universiteti Bogazici të Stambollit kanë vetëm fjalë miradije për studentët e Akademisë së KEDS-it. Ata shprehen se pas marrjes së certifikatave, studentët do të jenë të aftë të punojnë në çdo vend të botës.

 

21 Mar 2016 Read full Article ¬

Numri i të interesuarëve për Akademinë e KEDS në rritje

Akademia e KEDS vlerësohet të jetë storje e suksesit në Kosovë. Për punën e bërë dhe për rezultatet e arritura Akademia është shpërblyer me katër çmime prestigjioze të Stevie Awards, çmimet më të rëndësishme në fushën e përgjegjësisë shoqërore në botë.

16 Oct 2014 Read full Article ¬

Publikohen rezultatet per edicionin 2-te

Urime per kandidatet fitues te edicionit te 2-te

03 Nov 2014 Read full Article ¬

Javë e menaxhimit dhe testimit në KEDS Akademi

Ligjëratat i ka mbajtur stafi menaxherial i KEDS, përkatësisht Drejtoresha e Kontabilitetit, Teuta Ukshini për studentët dhe Drejtori Regjional, Ismet Latifi, për nxënësit.

04 Mar 2014 Read full Article ¬

Java me shumë aktivitete

Studentët e KEDS Akademisë vizituan Hidrocentralin e Dikancës, mësuan punën në trafoshtylla dhe panë edhe ndërrimin e shtyllave të drurit me ato të betonit.

09 Apr 2014 Read full Article ¬

KEDS Akademi mban ligjëratat e para

Profesorët nga Universiteti Bogaziçi në Turqi gjatë vikendit (më 1 dhe 2 shkurt) mbajtën ligjëratat e para për studentët pjesëmarrës në Akademinë e KEDS në Prishtinë

19 Feb 2014 Read full Article ¬

Akademia e KEDS vizitohet nga Rektori i UP, Anton Berishaj

Në prani të të gjithë pjesëmarrësve, Rektorin Berishaj e priti Drejtori i Përgjithshëm KEDS, z. Vedi Yesilkilic si dhe Drejtori i Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës në Universitetin Bogazici në Turqi.

28 Apr 2014 Read full Article ¬

Akademia e KEDS prek modernitetin në Turqi

Studentët më të dalluar të Akademisë së KEDS-it kanë parë për së afërmi teknologjinë më bashkëkohore të distribuimit të energjisë elektrike dhe metodat më efikase të menaxhimit të kompanive të kësaj natyre në Turqi.

25 Sep 2014 Read full Article ¬

Akademia e KEDS fillon punën zyrtarisht

Më 14 shkurt, në ceremoninë e organizuar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, Akademia e KEDS shpallet zyrtarisht e hapur

19 Feb 2014 Read full Article ¬

10 storiet më të mira të studentëve të gjeneratës së parë dhe të dytë të Akademisë së KEDSit

https://www.youtube.com/watch?v=Uf8w80sQRoQ

25 Oct 2015 Read full Article ¬

Studentët e KEDS Academy fokusohen në menaxhim

 

KEDS Akademi ka vazhduar me ligjërata edhe në fillim të pranverës.

Gjatë vikendit të 1 dhe 2 prillit u mbajtën ligjëratat për studentët nga Prof. Dr. Meltem Özturan nga Universiteti Boğaziçi. Temat që u ligjëruan për studentet ishin: Menaxhimi i Operimeve, Menaxhimi i Inventarit, Roli dhe Fushëveprimi i Operimeve, etj.

U mbajtën edhe punime grupore me studentët.

19 Apr 2017 Read full Article ¬

Nxënësit ndërgjegjësohen për kujdesin dhe ruajtjen e ambientit

Për grupin  e nxënësve vikendi i 9 dhe 10 prillit ishte ligjërata e fundit për pjesën teorike të gjeneratës së tretë të KEDS Akademisë, kurse grupi i studentëve ligjëratën e fundit do ta mbajnë vikendin e ardhshëm.

13 Apr 2016 Read full Article ¬

Vizita në Turqi për studentët e KEDS Acdemy i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë

 

Edhe këtë vit, si tri vitet e mëparshme, 10 studentë të përzgjedhur të KEDS Academy IV udhëtuan për disa ditë vizitë në Stamboll të Turqisë.

Qëllimi i këtij udhëtimi ishte njohja nga afër e kompanive prestigjioze Çalik Holding dhe Limak Energy dhe në Universitetin Boğaziçi.

04 Oct 2017 Read full Article ¬

Përfundojnë ligjëratat e Akademisë së KEDS-it

Ligjëratat e mbajtura me 2 dhe 3 maj ishin të fundit për pjesëtarët e gjeneratës së dytë të Akademisë së KEDS-it. Ata tash janë të fokusuar në aftësimin praktik.

08 May 2015 Read full Article ¬

Diplomoi gjenerata e dytë e Akademisë së KEDS-it

Duke filluar nga sot, 50 të rinj kosovarë janë më të përgatitur për tregun e punës. Janë këta pjesëtarët e gjeneratës së dytë të Akademisë së KEDS-it, të cilëve iu shpërndanë të mërkurën diplomat e njohura ndërkombëtarisht.

15 Oct 2015 Read full Article ¬

Përgatiten për intervistën, karrierën, sjelljen ndaj konsumatorëve dhe kodet e kompanisë

Vikendi i KEDS Akademisë së mesit të prillit është fokusuar në aftësimin e studentëve dhe nxënësve për përvojat e tyre direkte brenda KEDS dhe prezantimit jashtë.

16 Apr 2014 Read full Article ¬

Fundjava në Akademinë e KEDS-it solli ligjërata të ndryshme, të mbushura me emocione

Studentët e KEDS Academy më 22 prill morën pjesë në një ligjëratë më ndryshe krahasuar me herët e tjera. Ata ishin pjesë e ligjëratave mbi bashkëjetesën ndëretnike në Kosovë. Ligjëruese ishte Maja Marković, këshilltare për Çështjet e Komuniteteve Etnike në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë.

02 May 2017 Read full Article ¬

Vikendi i KEDS Academy solli ligjërata ndryshe, plot emocione

Studentët e KEDS Academy të shtunën e 22 prillit, kanë pasur ligjërata ndryshe nga herët tjera. Ata kanë qenë pjesë e ligjëratave për të drejtat e njeriut, me fokus në të drejtat e barazisë gjinore.

27 Apr 2017 Read full Article ¬

Akademia e KEDS-it dhe AUK-u studiuan kërkesën shtëpiake për energji

Disa muaj me radhë studentët e Akademisë së KEDS-it së bashku me AUK-un kanë hulumtuar mënyrat e shpenzimit të energjisë elektrike nga konsumatorët shtëpiakë. Ata më së shumti po e harxhojnë energjinë elektrike për ngrohje, gatim, pajisje dhe ndriçim.

05 Nov 2015 Read full Article ¬

Suksesi i KEDS Akademisë prezantohet në EUCEN, në Stamboll

Suksesi i KEDS Akademisë është prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të 47 të EUCEN, që u mbajt në Universitetin Bogazici në Stamboll.  

15 Jun 2015 Read full Article ¬

Më 6 tetor fillon aplikimi për gjeneratën e dytë

Tani keni mundësinë të jeni pjesë e rinisë energjetike Evropiane. KEDS për të dytën herë ofron mundësinë për studentë dhe nxënës të bëhen pjesë e një rrugëtimi të këndshëm të zhvillimit profesional dhe akademik.

02 Oct 2014 Read full Article ¬

Unë dhe KEDS-i

Grupi Merkuri

Sa herë që e përdori energjinë elektrike, gjithmonë mendja më asocion te KEDS-i. Ky një nocion i qartë dhe i pa-definuar mirë më parë për mua! Por, pasi përfundova mësimet në shkollën e mesme dhe të lartë, unë duhej të përcaktoja se cila do të ishte karriera ime.

09 Mar 2017 Read full Article ¬

Boğaziçi University bëhet partner i Akademisë

Qendra e të mësuarit gjatë gjithë jetës në Boğaziçi Universitetit (BULLC) bëhet partner i projektit të KEDS Akademisë. Rroli i Qendrës do të jetë i një rëndësie të veçantë në fushën e shkëmbimit akademik dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet gjithë partnerëve në projekt.

07 Jan 2014 Read full Article ¬

U përmbyllën ligjëratat e KEDS Academy IV

Përmbylljen e ligjëratave disamuajshe studentët e gjeneratës së katërt të KEDS Academy e shënuan në mënyrë festive me një ëmbëlsirë para ndërtesës së KEDS-it.

12 May 2017 Read full Article ¬

Pjesëmarrësit e KEDS Akademisë avancojnë njohuritë

Në vikendin e tretë studentët e Akademisë së KEDS-it kanë avancuar njohuritë rreth tregut energjetik dhe menaxhimin e Burimeve Njerëzore. Ata kanë parë për së afërmi edhe punën praktike si dhe janë aktivizuar edhe vetë përmes grupeve

04 Dec 2014 Read full Article ¬

Ligjëratat e Akademisë së KEDS-it fokusohen në menaxhim dhe siguri

Java e dytë e shkurtit për studentët Akademisë së KEDS-it ka qenë e ngarkuar me tematikën e Menaxhimit të Investimeve nga Inxhinierët, përderisa nxënësit kanë marrë njohuri për sigurinë në punë, sidomos sigurinë ndaj zjarrit dhe efektet e elektricitetit në trupin e njeriut.

11 Feb 2015 Read full Article ¬

KEDS Akademia nisi praktikën

Të gjithë studentët e KEDS Akademisë gjatë gjithë javës së fillimmarsit janë ndarë në disa grupe dhe kanë parë funksionimin e aseteve të tensionit të lartë në vendngjarje.

11 Mar 2014 Read full Article ¬

Studenti i Elektronikës në Gjermani i befasuar me KEDS Academy

  Studenti Denis Tafaj, nga Banja e Pejës, me qëndrim në Gjermani, është student i Elektroteknikës në nivelin e 6 në Nuremberg të Gjermanisë.

 Ai  ishte impresionuar kur në faqen e Facebookut të KEDS Academy kishte parë fotot dhe aktivitetet e këtyre studentëve. Denisi ishte kureshtar që të njihet me këta studentë, me programin e KEDS Academy dhe me KEDS-in. Kjo iu mundësua në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë.

21 Jun 2017 Read full Article ¬

Dija që kam marrë në KEDS Academy bëhet më kuptimplote në studimet pasuniversitare

Genc Baruti, student i gjeneratës së dytë

Së pari do të falënderoja KEDS-in që më dha mundësinë të isha pjesë e KEDS Academy, e po ashtu edhe punonjës i kësaj kompanie prestigjioze

19 Jan 2017 Read full Article ¬

Studentët e KEDS Akademisë vizitojnë kompaninë Yedas

Menaxherë të KEDS dhe studentë të Akademisë së KEDS, kanë marrë pjesë në prezantimin për të arriturat e kompanisë Yedas gjatë 4 viteve të funksionimit nga Drejtori Ekzekutiv i Bordit të KEDS dhe në të njëjtën kohë Drejtor Gjeneral në Yedas, z. Nurettin Turkoglu.

24 Sep 2014 Read full Article ¬

Diplomuan pjesëmarrësit e gjeneratës së parë të Akademisë së KEDS

Më 25 qershor 2014, në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, në hotelin Emerald në Prishtinë diplomuan 50 pjesëmarrësit e gjeneratës së parë të Akademisë së KEDS në Prishtinë.

02 Jul 2014 Read full Article ¬

Studentët aftësohen për llojet energjisë dhe sigurinë në punë

Në ligjëratat e katërta me radhë në vikendin e 4 dhe 5 shkurtit, sipas programit, ligjërues për  pjesëmarrësit e KEDS Academy  ishin profesorët nga Universiteti Boğaziçi i Turqisë,  Prof.Dr.Mahmut Eksioglu dhe Dr. Birgul Kutlu Bayraktar.

10 Feb 2017 Read full Article ¬

Java e përsëritjeve dhe testeve

Nxënësit e Akademisë së KEDS gjatë vikendit kanë demonstruar praktikisht atë që kanë mësuar deri tash sikurse i janë nënshtruar edhe testit. Ata janë shprehur mjaft të kënaqur me programin.

19 Nov 2014 Read full Article ¬

Intervistat!

Njoftim per intervistat per aplikuesit per edicionin e dyte te Akademise se KEDS.

29 Oct 2014 Read full Article ¬

Nje vikend plot aktivitete per studentet e gjenerates se trete te KEDS Academy ne Boge, shkurt 2016

Nje vikend plot aktivitete per studentet e gjenerates se trete te KEDS Academy ne Boge, shkurt 2016

08 Mar 2016 Read full Article ¬

Nisin ligjëratat e KEDS Academy 4

Të 50 të përzgjedhurit e gjeneratës së katërt të KEDS Academy, të cilët vijnë nga komunat e ndryshme të Kosovës, nisën mësimet e para teorike në vikendin e 17 dhe 18 dhjetorit të këtij viti.

 

27 Dec 2016 Read full Article ¬

Programi i KEDS Academy më ka dhënë shtytje dhe motivim për aftësim të mëtejmë profesional

Goneta Peçani, studente e gjeneratës së parë

Si studente e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe pjesëtare e gjeneratës së parë të KEDS Academy, mund t’ju them se programi i kompletuar i KEDS Academy, pastaj edhe me vizitat në kompanitë për distribuimin e energjisë elektrike në Turqi dhe Universitetin Boğaziçi, më kanë mundësuar që t’i ndërlidh teorinë dhe praktikën në lëmin e elektroenergjetikës.

23 Jan 2017 Read full Article ¬

Unë dhe KEDS-i

 GRUPI ALFA 

Botë e madhe.

Unë, si një Lizë në botën e çudirave, çdo ditë isha e përhumbur në mendimet e një vajze të vogël, me imagjinatë shpeshherë të kufizuar, se si është një botë me drita, se si një sistem elektro-energjetik funksionon, e mbi të gjitha se si prodhohet kjo dritë.

08 Mar 2017 Read full Article ¬

Përfaqësuesit e kombëtarës Turke dhe z. Fatih Terim vizitojnë Akademinë e KEDS

Përkundër angazhimeve të shumta përgatitore, para fillimit të lojës përfaqësuesit e kombëtarës Turke, Hakan Balta dhe Caner Ergin dhe trajneri kryesor, z. Fatih Terim vizitojnë studentët pjesëmarrës të Akademisë së KEDS.

21 May 2014 Read full Article ¬

Akademia e KEDS-it kaloi vikendin në Bogë

Studentët e Akademisë së KEDS-it kanë kaluar fundjavën në Bogë të Rugovës. Udhëtimi i organizuar nga KEDS-i është bërë me qëllim të një edukimi më ndryshe. Në një atmosferë gazmore, mbërritja në vendin më të bukur të Kosovës, ishte magjepsëse. Dielli rrezonte në Rugovë të shtunën e 21 shkurtit dhe koha ishte mjaft e mirë. Pas akomodimit në Hotelin Magra, ata rrëshqitën mbi shtegun e Bogës. Entuziazmi vërehej në fytyrat e tyre. Pjesa më e madhe ishin për herë të parë aty.

24 Feb 2015 Read full Article ¬

Nga historia e elektricitetit deri te menaxhimi i shëndetshëm

Pjesëtarët e Akademisë së KEDS-it u janë rikthyer ligjëratave në klasë. Tema e radhës ishte e fokusuar në fillet e elektricitetit për nxënës dhe menaxhimin e shëndetshëm dhe të sigurt për studentët

26 Mar 2015 Read full Article ¬

KEDS punëson 50 studentët e Akademisë së KEDS

Pas përfundimit të programit të rregullt të trajnimit të ofruar nga Universiteti Bogazici dhe ekspertë të KEDS si dhe pjesës së praktikës në KEDS, 50 pjesëmarrësit e gjeneratës së parë të Akademisë do të pajisen me kontrata të rregullta të punës në KEDS.

03 Oct 2014 Read full Article ¬

Diplomoi gjenerata e tretë e Akademisë së KEDS-it

Pas edukimit teorik dhe praktik 1 vjeçar tregut të punës iu shtuan edhe dhjetëra të rinj e të reja kosovare të cilëve u janë ofruar njohuritë më të avancuara për çështjet energjetike dhe të menaxhimit. 

14 Nov 2016 Read full Article ¬
Top