KEDS Academy is KEDS's foray into the effective solution of the problems that talented students have in Kosovo.

Activities

KEDS Academy VI vazhdoi me pjesën teorike të programit

Vikendin e fund-janarit mësimet vazhduan nga trajnerët e KEDS-it. Ligjërues ishin Fadil Begu, Korab Zymeri dhe Bujar Jupaj.

Sipas programit pjesëtarët e KEDS Academy u aftësuan për mënyrën e operimit të KEDS-it në sistemin elektro-energjetik të Kosovës, matjet e energjisë elektrike, llojet e konsumatorëve, tipet e njehsorëve, si dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me këtë departament.

30 Jan 2019

Studentët përqendrohen te siguria në punë dhe komunikimi me konsumatorë

Në ligjëratën e dytë me radhë, studentët e KEDS Academy VI kanë vijuar mësimet për sigurinë në punë dhe marrëdhëniet me konsumatorë, të zhvilluar nga stafi i KESDS-it.

Në fillim ata iu nënshtruan një testi lidhur me mësimet e mbajtura më parë për menaxhimin e Burimeve Njerëzore.

14 Jan 2019

KEDS Academy starton me gjeneratën e gjashtë

 Projekti i KEDS-it, KEDS Academy, po hyn në vitin e gjashtë të operimit. Janë 30 nxënës të shkollave të mesme teknike dhe 20 studentë, kryesisht të profilit inxhinjeri elektrike, të cilët do të vijojnë programin e KEDS Academy, projekt ky i nisur që në vitin 2013, qëkur filloi punën Kompania për Furnizim dhe Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë.

26 Dec 2018

Përzgjidhen pesëdhjetë pjesëtarët e KEDS Academy VI

Janë përzgjedhur 50 kandidatët e KEDS Academy VI. Janë 30 nxënës nga Shkollat e Mesme Teknike të Kosovës dhe 20 studentë nga Universiteti i Prishtinës.  

Më poshtë gjeni listën e kandidatëve të përzgjedhur:

18 Dec 2018

Informata rreth aplikimit

 05 Nëntor 2018

 Kur mund të aplikoni?

Duke filluar nga data 5 – 16 nëntor 2018

 Ku mund të aplikoni?

Në Drejtorinë Qendrore të KEDS, në Bulevardin Bill Clinton nr.5 në Prishtinë, Departamenti i Burimeve Njerëzore, kati i 9, zyra nr. 3 dhe/ ose në e-mail adresën apply@kedsacademy.com.     

 

05 Nov 2018

 

 

Top