KEDS Academy is KEDS's foray into the effective solution of the problems that talented students have in Kosovo.

KEDS Akademia

RINIA ENERGJETIKE EVROPIANE!

KEDS Akademia është themeluar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike. Akademia ka për qëllim të përkrahë studentët vendore të fushës së inxhinierisë elektrike në zhvillim të mëtutjeshëm akademik dhe profesional. Për më shumë, Akademia përkrahë iniciativa lokale për të promovuar jetesë të shëndetshme mjedisore dhe ruajtjen e energjisë.

Akademia ofron programe të akredituara për studentë të institucioneve të arsimit të lartë dhe programe tjera interaktive për studentë të shkollave të mesme të shkollave të mesme teknike në Kosovë me qëllim të zvogëlimit të numrit të papunësisë duke ofruar punësim në KEDS dhe / ose njohuri për punësim në ndërmarrje tjera të ngjashme.

Akademia ka për qëllim të arrijë qëllimin duke zhvilluar aktivitete me grupet e synuara dhe aktivitetet janë si në vijim:

  • Aktivitete edukative
  • Zhvillim të internshipeve dhe punës praktike
  • Promovim të aktiviteteve dhe projekteve në institucione të arsimit të lartë dhe të mesëm
  • Projekte shkencore për profesorë dhe studentë
  • Shkëmbim akademik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e inxhinierisë elektrike
  • Ligjerata në distancë dhe video konferenca
  • Punëtori shkencore dhe konferenca
  • Përkrahje të iniciativave lokale në lidhje me kursim të energjisë elektrike dhe me fokus mbrojtjen e mjedisit
  • Projekte shkencore për profesorë dhe studentë

Misioni i Akademisë është të prkrahë zhvillimin e nivelit të tretë dhe sekondarë të arsimit duke përkrahur studentët vendorë në fushën e inxhinierisë elektrike me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm akademik duke organizuar aktivitete të ndryshme në bashkëpunim me akademinë vendore. Për më shumë, Akademia përkrahë zhvillimin dhe ngritjen e vetëdijës qytetare për çështjet mjedisore duke përkrahur aktivitete lokale të shoqërisë civile dhe iniciativa të ndryshme.

Vizioni i Akademisë është të përgatisë studentët për tregun e punës dhe të ngrisë vetëdijën e qytetarëve për përparësitë e ruajtjes së energjisë.

 

Top